Shtohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Një 59-vjeçar nga Tepelena ku humbur jetën mbrëmjen e kësaj të premte në ambjentet e Spitalit Infektiv. Mësohet se viktima R.Kërmaj ishte i shtruar prej 4 ditësh në spitalin Covid 1. 59-vjeçari ishte paraqitur në gjendje të rënduar, kryesisht vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë të lartë. Deri tani nuk dihet nëse viktima ka pasur sëmundje bashkëshoqëruese.
Kjo nuk është hera e parë që pacientë, të cilët vijnë në fazën e fundit, nuk i rezistojnë më shumë se 4-5 ditë në dhomat e spitaleve. Mungesa e gjurmshëmrisë në kohën e duhur dhe keqmenaxhimi i kryerjes së tamponit po u shkakton shqiptarëve vdekjen. Gjatë kësaj të premte u raportuan 6 viktima, ndonëse dyshohet se numri të jetë më i lartë seç njoftojnë autoritetet shëndetësore.