Dëmet e tërmetit/ Banorët e Durrësit në protestë: Nuk po trajtohemi njëlloj, po na sorollatin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.08.2020, 21:00

Prej disa ditësh me radhë banorët e qytetit të Durrësit po sfiliten në diellin përvëlues të gushtit përpara dyerve të Bashkisë. Banorët thonë se pushteti vendor nuk u ka llogaritur dëmet reale të tërmetit duke i sorollatur me letra në duar nëpër zyra. Sipas tyre ka një trajtim të pabarabartë sa i përket përfitimit të bonuseve.

Shumica e banorëve nuk aplikuan në kohë pasi janë emigrantë. Pas kthimit në Shqipëri ata kërkojnë një fazë të dytë aplikimesh. Vonesa në dhënien e fondeve janë shfaqur edhe te familjet që trajtohen me bonus qiraje. Për këto arsye, banorët kanë kërkuar shpjegim nga Bashkia e Durrësit.

Ata shprehen:

Unë jam emigrant në Greqi prej 30 vitesh, Ne emigrantëve na vendosin pas listës. Unë kam aplikuar, por janë zhdukur aplikimet.
Jetoj tek lagjja 8-të. U shemb një pallat aty dhe na kanë bërë dëmtime tek xhamat dhe dera e shtëpisë. Na është bërë goxha dëm. Bashkia dhe komuna po na sorollat, i kemi dhënë të gjitha dokumentet. Me qindra herë jemi paraqit dhe nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Kërkojmë të vlerësohet dëmi i shtëpisë.
Ju lutem i bëjmë thirrje qeverisjes që të hapen aplikimet se pallati jonë është i pa banueshëm. Kemi ardhur mbi 10 herë por asnjë veprim konkret nuk ka. Të hapet aplikimi për ne që nuk kemi bërë. Nuk është trajtim i barabartë i popullatës. Nuk bëmë aplikim se nuk kishim informacion.
Zoti i shtëpisë po na nxjerr nga shtëpia. Vijmë këtu na thonë e ka fajin banka. Shkojmë tek banka thonë e ka fajin thesari. Ne nuk e dimë ku të shkojmë. Kemi aplikuar për banesën. E kemi për shembje. Ne duam qiranë. Korrikun nuk na e kanë futur. Nuk na sqarojnë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit