“I keni trutë në kokë, jeni xhandarë të qeverisë?”/ Qytetarët përplasen me policinë dhe bashkinë në Fier

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.08.2020, 20:14

Armando Subashi, kryebashkiaku i Fierit, duket se ka lajthitur nga vapa. Së fundmi ai ka urdhëruar vartësit e tij të rrëmojnë në themelet e banesave të lagjes 15 Tetori. Punëtorët e Komunales kanë shkuar pranë banesave të kësaj lagjeje dhe kanë nisur të hapin gropa të mëdha për të vendosur kazanët e plehrave.

Duke mos e arsyetuar dot këtë veprimin absurd, banorët kanë kundërshtuar punimet e Bashkisë. Ata thonë se hapja e gropave pranë banesave të tyre rrezikon themelet e ndërtesave. Mbetet e pallogjikshme sesi është dhënë një urdhër i tillë nga zyra e Bashkisë së Fierit. Përfaqësuesit e kësaj të fundit nuk kanë ngurruar të përdorin edhe dhunë fizike e psikologjike ndaj grave e të moshuarve që protestonin.

Ish-deputeti Luan Baçi shkruan:

TURP, SHUMË TURP. JENI HAJDUTË, ARROGANTË, DHE TË DHUNSHËM. Kryetari i emëruar i Bashkisë Fier, dhe përfaqsuesit e tij, të Policisë Bashkiake, vazhdojnë të vjedhin dhe të mbushin xhepat, me taksat e qytetarëve fierak. Investimet e Subashit, jane gjithmon selektive sipas zonave dhe lagjeve, sidomos nuk behen ne ato zona, qe nuk dolen ne votimet e 30 Qershorit. Por jo vetëm kaq, si të papërgjegjshëm, arrogantë dhe të korruptuar që janë, edhe aty ku investojnë, përveçëse hedhin një.... dhe fusin pesë .....në xhep, konfliktohen me banorët, u bëjnë presion, i shtyjnë me duar dhe këmbë, zonja dhe të moshuar, që kërkojnë shpjegime dhe kundërshtojnë, ndërhyrjen dhe bërjen e gropave të kazanëve, të grumbullimit, të mbeturinave, afër themeleve të pallateve dhe poshtë dritareve të tyre.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit