Një 20 vjeçar shqiptar i ka marrë një adoleshenti italian nën kërcënimin e thikës 150 euro që ai kishte në portofol.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 në një park në Riccione. Pasi ka marrë paratë ai është larguar me biçikletë drejt bregdetit i pa shqetësuar nga askush.
Pikërisht në momentin që ka menduar se ja hodhi paq, atij i është bashkuar edhe policia të cilët e njohën për shkak të shqiponjës që kishte tatuazh në dorë.
Ai më pas është arrestuar dhe shuma e parave që kishte fshehur në pantallonat e shkurtra ju dorëzua pronarit.
Këto nuk janë rastet ku ne na bëjnë të ndihemi krenar.
Burimi: Altarimini: Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA