Janë pamje të dhimbshme këto që qytetarët hasin prej momentit kur në krye të bashkive në vend erdhën Rilindasit.
Policia bashkiake është filmuar në qytete të ndryshme duke terrorizuar shitësit ambulantë dhe duke u hequr me dhunë bukën e gojsë.
Policët e Lleshit janë filmuar teksa u marrin në makinat e tyre njerëzve arkat me sallatë, e perime, pamje këto vërtet të trishta.
Një rast është denoncuar në Facebook nga Shyqyri Myrtollari i cili ka publikuar pamjet ku policët e bashkisë së Durrësit marrin me dhunë karrocën e punës së një qytetari i cili me të ushqehet.
Edhe pse qytetari bën rezistencë nuk arrin t'i bindë por sikur kjo të mos mjaftonte i vendosin edhe gjobë prej 3000 mijë lekësh të reja.