Oligarkët e Rilindjes i vënë ‘kazmën’ Lurës, banori: HEC-i që po ngrenë po na e merr ujin…

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.08.2020, 16:39

Koronavirusi dhe pandemia e Rilindjes, duket se më shumë se popullin rrezikojnë të shfarosin pasuritë kombëtare të shqiptarëve.

Në fillim toka e bukës, pastaj trojet në bregdet, nafta, pastaj kromi, bakri, pyjet dhe tani edhe ujërat po rrezikohen të gjitha të bëhen pronë e një dore të vogël oligarkësh.

Këta të fundit, duke ndarë fitimet e tyre me Rilindjen, që ka mbështjellë Shqipërinë si "gjarpri që lidh zogun për ta mbytur", po bëjnë batërdinë me pasuritë kombëtare.

Janë pa fund rastet që denoncojnë nëpër mediat sociale dhe ato elektronike shkatërrime pyjesh, malesh dhe lumenjsh dhe gjithë farë pasurish kombëtare, na qytetarë që kanë ende dashuri për trojet e Atdheut tonë.

Edhe "Gazetaatdheu.com" në jo pak raste ka publikuar dhe u ka dhënë hapësirë denoncimeve të tilla në këto muaj.

I tillë është edhe denoncimi që ka ardhur sot në redaksinë e "Gazetaatdheu.com" nga një banor i Lurës, i cili nuk nguron që të prononcohet edhe me emrin e tij.

Ndriçim Kaci, nga Lura, ka denoncuar me dëshminë e tij dhe me dokumente ndërtimin e një HEC-i të ri lokal në zonën ku ai banon.

Ai vë theksin në faktin se, ky investim privat jo vetëm që po rrënon bukurinë e një Parku Kombëtar, i shpallur "Zonë e mbrojtur" nga shteti, por dhe po lë pa ujë gjithë fermerët e zonës.

Banori i Lurës në denoncimin që ka dërguar në redaksinë tonë, ka kërkuar në emër të të gjithë banorëve të komunitetit që përfaqëson, moslejimin e ndërtimit të këtij hidrocentrali.

Ai e argumenton këtë me rrezikun e marrjes së ujërave të zonës karstike të Lurës, gjë e cila mund të ndikojë në tharjen edhe të liqeneve akullnajorë që janë "monumente të natyrës" të mbrojtura me ligj.

Për këtë, Ndriçim Kaci, u ka dërguar e-maile dhe letra jo vetëm institucioneve shtetërore në Tiranë, por edhe përfaqësive diplomatike në vend.

Ai përmend faktin se kjo zonë është një zonë e mbrojtur natyrore, dhe ndërtimi i HEC-ve lokal është rreptësisht i ndaluar me ligj.

"Edhe në këtë vendim të presidentit Bujar Nishani, datë 18.05.2017, konfirmohet se Parku i Lurës është i mbrojtur",- thotë në faktet e tij qytetari Ndriçim Kaci.

Ja denoncimi i tij i plotë:

"Pershendetje, jam Ndriçim Kaci, nga Lura.

Kan vazhduar nje hidrocentral te ri,

Nqs mundeni me e bo kete lajm ju dergoj informacion, dokumente per ta deshmuar gjithe kete padrejtesi,

Ju lutem te pakten vetem nje pergjigjje pozotive ose negative..

Ne jemi shume te shqetesuar per kete krim qe po behet,

Kete mail ja kam derguar te gjitheve qe i kane mail publik ne ministrine

Edhe ne kete vendimin e presidentit Bujar Nishani 18.05.2017 eshte i mbrojtur

7 liqene i ka Lura por nuk kemi uje per vaditje, rruge nuk kemi, drita jo, shkolle jo, spital jo.

Edhe kur erdhi Ministri i Brendshen ( nuk eshte ne kete video) tha qe edhe une jam kundra prishjes se mjedisit, por dje ka ardhur policia nga Dibra, per te ndaluar njerezit qe jane kunder ketij hidrocentrali.

Ju lutem qe te mundohemi te gjithe qe ta ndalojme kete, nqs do te ndertohet Lura nuk do te mbetet me.

Do te bej kerkese ne te gjitha institucionet lokale edhe nderkometare qe ta ndalim kete.

Nqs me te vertete eshte i dobishem per natyren per vendin, qe jepet propozimi nga inxhinierat perkates ( mjedisi, hidrocentrali, etj).

Ne nuk jemi kundra te mires se vendit tone."

/Gazetaatdheu.com/

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit