Punët e Rilindjes, shkollë mbi zonë kënetore! Tashmë punët publike i ndërtojnë në këneta se pallatet e kullat i ndërtojnë mbi tokë të qëndrueshme.
Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi fatal për shumë banorë në Durrës, ku mes të tjerave pati viktima dhe shumë dëme materiale. Sipas ekspertëve, Durrësi është një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe për këtë këshillohet kujdes në ndërtimin e pallateve dhe banesave. Ndërkohë, në një video të mbërritur në redaksinë JOQ Albania, duket se punimet vazhdojnë, por në këtë rast uji del mbi sipërfaqe gjatë gërmimeve.
Sipas denoncimit dhe siç shihet edhe nga pamjet video, në zonën e ish-Kënetës në Durrës po gërmohet një themel për ndërtim shumë pranë shkollës ‘’Qemal Mici”. Shqetësues është gjithashtu fakti se aty bazamenti për ndërtim nuk është fort i sigurt dhe mund të rezultojë fatal për banorët.
Ndërkohë në një bisedë me inxhinierin e objektit, ai ka deklaruar se janë bërë të gjitha studimet sizmike dhe gjeologjike që bëjnë të mundur ndërtimin në një zonë të tillë. Ai ia ka atribuuar përgjegjësinë FSHZH, për çdo gjë, pasi nga ai merret konfirmimi, ndërkohë që ankesën e banorëve për zhurmat nga punimet e ka cilësuar të ulët.
Biseda e plotë me inxhinierin e objektit: