Plas korrupsioni në Kakavijë/ Qytetari: Policët shqiptarë kalojnë pa radhë makinat e shoferëve që paguajnë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 14.08.2020, 15:25

Gjendje alarmante është krijuar në pikën kufitare të Kakavijës. Prej tri ditësh shqiptarët janë duke pritur të kalojnë kufirin për të shkuar drejt Greqisë ndërsa me kalimin e orëve situata rëndohet pasi njerëzve po u bie të fikët prej dehidratimit, lodhjes dhe mungesës së ushqimit.

Fluksi i qytetarëve është i lartë ndërsa rradha e maknave ka shkuar deri në 20 km pasi njerëzit duan të kalojnë kufirin përpara datës 16 gusht pasi prej kësaj date do duhet të karantinohen një javë në shtetin fqinj.

Ndërsa mësohet se kryerja e tamponëve po bëhet nga pak mjekë të cilët nuk e përballojnë dot fluksin e popullatës.

Si në çdo situtatë të pafavorshme ka skena korrupsioni të cilët inskenohen nga persona që përfitojnë nga fatkeqësia dhe vështirësia e tjetrit.

Një denoncim vjen nga dogana e Kakavijës për JOQ Albania ku një qytetar shkruan se policët shqiptarë po përfitojnë lekë nga njerëzit në doganë dhe po vijnë dhe marrin vetë makinat e tyre dhe ua kalojnë në kufi pa rradhë.

Ndërsa pjesa tjetër vijojnë pritjen në kulmin e të nxehtit dhe në kushte të tmerrshme pa ushqim dhe pa ujë.

Mesazhi i qytetarit për JOQ Albania:

Pershendetje JOQ eshte policia shqiptare ne Kakavije qe po kalon makinat e njerezve kundrejt pageses pa rradhe. Korrupsjon i madh vijne policet marrin makinat e atyre qe ju japin leke dhe i kalojne vete pa rradhe.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit