Radhët e gjata nëpër dogana janë kthyer në makth për shumë emigrantë. E tillë është edhe situata e krijuar në pikën kufitare të Kakavijës, ku prej tre ditësh qytetarët po presin për të kaluar në Greqi. Shkak për pritjen e gjatë është bërë fakti që autoritetet greke nuk po lejojnë asnjë qytetar që të kalojë pa kryer tamponin. Ndërkohë situata është rënduar, pasi puna po ecën me ritme shumë të ngadalta dhe pritja e gjatë duket se ka ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të shumë personave, pasi janë të detyruar të qëndrojnë në mes të diellit të fortë.
Në në një video që ka ardhur nag një qytetar në redaksinë tonë, shihet se gjendja është rënduar së tepërmi, pasi njerëzit kanë filluar të shfaqin problemet e para me shëndetin, dhe një gruaje madje i ka rënë edhe të fikët. Që prej mëngjesit të djeshëm, ajo është pa bukë dhe pa ujë dhe mes diellit. Shpresojmë që më së pakti ky rast ta zgjojë nga gjumi qeverinë dhe të bëjë diçka!