Prej 15 vitesh në koma/ Historia prekëse e Princit arab, i ati pret të ndodhë mrekullia!

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.08.2020, 14:27

Në vitin 2005, Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Al Walid bin Khalid bin Talal al Saud pësoi një aksident me makinë kur ishtë vetëm 18 vjeç. Prej 15 vitesh ai ndodhet në koma, ndërsa babai i tij Khaled bin Talal nuk pranon ta shkëpusë atë nga aparaturat që e mbajnë gjallë dhe pohon se një ditë do të ndodhë një mrekulli dhe ai do të rikthehet në jetë. Ai ka qëndruar në shtrat për 15 vjet dhe njihet si "princi i fjetur".

Që nga aksidenti i tij tragjik, ai ka kaluar gati dhjetë vjet në njësinë e kujdesit intensiv në një spital në Rijad. Katër vjet më parë ai u transferua në rezidencën e familjes, sipas gazetarit Francisco Carrión në një raport të "El Mundo". Shumë herë në rrjetet sociale janë prhapur lajme të rreme për gjendjen e tij shëndetësore madje edhe duke aluduar se ai ka vdekur. Ndërsa familja ka mohur çdo gjë, madje ka publikuar dhe një video në Twitter,ku ai shihet duke lëvizur kokën.

"Zoti që ruajti shpirtin e tij për më shumë se një dekadë, është në gjendje ta rikthejë në jetë," tha babai i tij një vit më parë. Al Walid bin Khalid bin Talal al Saud është nipi i Al Walid bin Talal, një miliarder me një nga pasuritë më të mëdha në Arabinë Saudite dhe që konsiderohet si më liberali i princave dhe pasuria e tij është 17 miliard dollarë, sipas vlerësimeve të revistës Forbes. Klani i At Khaled bin Talal është i pozicionuar në familjen mbretërore të Arabisë Saudite. Gjyshi, i cili vdiq në 2018, ishte vëllai i mbretit Salmán dhe shërbeu si Ministër i Financave në fillim të viteve 1960.

Burimi:vistazo.com|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit