“E gjitha është politikë”/ Të rinjve italianë iu soset durimi, injorojnë rregullat e distancimit social

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 14.08.2020, 13:01

Të rinjtë italianë duket se janë mërzitur me situatën e shkaktuar nga koronavirusi, dhe të gjitha kufizimet po i quajnë si një mjet që po e përdorin politikanët dhe burokratët për të kontrolluar popullsinë. “E gjithë kjo është punë politike,” shprehet një vajzë, e cila shpjegon se përse janë mbledhur të gjithë dhe po injorojnë distancimin fizik.

Krizat shpesh ekspozojnë ndarjet mes brezave. Një nga më të theksuarat në shoqërinë italiane vitet e fundit ka qenë midis të moshuarve dhe të rinjve, dhe pandemia duket se po e thellon akoma më shumë përçarjen. Të rinjtë italianë shprehen të revoltuar ndaj kontrollit që ushtrojnë mbi atdheun e tyre brezat më të moshuar, pasi tregu i punës favorizon punonjësit ekzistues; Sipas tyre, rregullat e bëjnë të vështirë pushimin e punonjësve, gjë që nuk krijon hapësira dhe mundësi punësimi për të rinjtë.

Gati 30% e italianëve nën moshën 25 vjeç janë të papunë, sipas Eurostat, Zyra Evropiane e Statistikave. Ndërsa edhe ata që janë në punë, kanë kontrata afatshkurtra pa shumë siguri për të ardhmen. Një në tre italianë nën moshën 34 vjeç nuk është në punë, në trajnime ose në arsim me kohë të plotë. Për ata që janë në punë, italianët paguajnë gati 50% më shumë taksa sesa gjeneratat e mëparshme, dhe pensionet shtetërore që do të marrin, do të jenë vetëm gjysma e asaj që marrin prindërit dhe gjyshërit e tyre tani.

Për të vetëpunësuarit dhe ata që përpiqen të drejtojnë biznese të vogla, një ankesë e shpeshtë është se ata nuk mund të sigurojnë komisione publike fitimprurëse, sepse ato u jepen njerëzve me lidhje, një sistem patronazhi që favorizon më të moshuarit. Italia u bë epiqendra e parë e Evropës që në momentin kur shpërtheu pandemia e koronavirusit. Të rinjtë fillimisht i ndoqën dhe i zbatuan me seriozitet rregullat, duke ngjallur një ndjenjë solidariteti kombëtar, e cila mendohej se kishte vdekur në Italinë e sotme. Italianët treguan solidaritet gjatë periudhës më të rëndë të pandemisë, megjithatë durimi filloi të humbte te një pjesë e mirë e popullsisë, sidomos tek të rinjtë.

Burimi:Voa|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit