Shqiptarë, Rilindja voton ligjin për oligarkët! Jugu do i jepet klientëve të qeverisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.08.2020, 07:20

Në fund të muajit korrik, kur gjithë debati politik dhe mediat ishte fokusuar te ndryshimet e njëanshme Kushtetuese, Parlamenti një partiak ka miratuar një ligj flagrant që lidhet me pronat shtetërore dhe ato private. Bëhet fjalë për ndryshimet në ligjin për “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, i cili në një kohë rekord është dërguar nga qeveria në Kuvend, është miratuar në komisionet parlamentare dhe ka kaluar në mënyrë në mënyrë të fshehtë në Kuvend. Gjithë kjo procedurë, për të cilën duhen muaj dhe konsulta publike është bërë nga Rilindja në një kohë rekord, për 7 ditë. Ndryshimet që sjellë në legjislacionin e pronave ky ligj janë bërë fiks si për shijet e oligarkëve. Ligji merret kryesisht vetëm me statusin që kanë pronat në zonat bregdetare, lumenj, laguna etj, aty ku janë përqendruar dhe interesat ekonomike të biznesit. Me ndryshimet në ligjet ekzistues, ndërhyrja e re e qeverisë i quan këto prona “pronë e paluajtshme e shtetit” dhe “pronë e paluajtshme publike”, të cilat mund të përdoren për interesa zhvillimi ekonomik. Projekti i qeverisë nuk jep asnjë detaj se çfarë do të bëhet me ata qytetarë që kanë prona në zonat bregdetare dhe i kanë përfituar ato sipas ligjeve të tjera ose me vendim gjykate. Thelbi i ligjit synon që kur për një zonë ka plan zhvillimi këto prona quhen të shtetit dhe shteti mund t’i përdor ato në funksion të interesave ekonomike. Në ligj ka vetëm një pjesë që garanton se ata që kanë marrë këto prona dhe kanë kryer një investim prej më shumë se 5 milionë eurosh, nuk preken nga ligji. Por sa janë shqiptarët që kanë kryer investime më shumë se 5 milionë euro në bregdet. Emrat e tyre duket se i dinë vetëm ata që kanë propozuar ligjin dhe sigurisht janë nga radhët e oligarkëve. Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese që do t’a rrëzonte menjëherë këtë ligj, mbetet që Parlamenti aktual të korrigjojë gafën që ka bërë. Por përbërja e Kuvendit të sotëm nuk jep asnjë garanci se mes deputetëve ka njerëz që kuptojnë çfarë kanë votuar. Të vetmit që i dinë detajet e këtij ligji dhe kanë gati dhe listën e përfituesve të tij janë ministrat dhe kupola e Rilindjes, të cilët kanë miratuar një projekt që kërcënon pronat e gjithë qytetarëve.

Ligji në fjalë është tentativa e radhës e qeverisë për të grabitur pronën publike dhe private në funksion të një grushti njerëzish. Pak kohë më parë po kjo qeveri miratoi ligjin e njohur të “Korporatës së Investimeve”, i cili me të njëjtën logjikë synon grabitjen e pronave publike në gjithë territorin e vendit, shkruan Koha Jonë. Jashtë skemës së vjedhjes kishte mbetur bregdeti dhe zonat përgjatë lumenjve. Me këtë ligj, rilindja kompleton gjithë justifikimet juridike për të bërë çfarë të dojë me pasurinë publike, pronat e bashkive, ushtrisë dhe çdo subjekte tjetër. Tashmë nëse një oligark e ka ndarë mendjen për të bërë një investim çfarëdo në territorin e Shqipërisë, mjafton të marrë lejen duke paguar çmimin e ryshfetit te Rilindja dhe nuk e pengon asnjë gjykatë, pavarësisht se e kujt është prona ku ka vendosur të intervistojë.

Pra nëse ke një pronë private në bregdet, por nuk ke investuar mbi 5 milionë euro, shteti ta merr pronën dhe ja jep biznesmenit të cilit qeveria vendos ti miratojë projektin e investimëve.

Kjo krijon shkelje të së drejtës për pronën private dhe sjellë konflikte sociale.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit