Tenderi me ‘flamur të kuq’/ Redjan Krali i Kavajës i jep 2.5 miliard në një dorë nipit të Sadri Abazit

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.08.2020, 22:55

Bashkia e Kavajës ka lidhur një tender të cilësuar “me flamur të kuq” me një nga kompanitë që ka thithur vitet e fundit shuma të mëdha parash nga qeverisja vendore.

Referuar dokumentave zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, Bashkia e Kavajës e drejtuar nga Redjan Kralim i ka dhënë më shumë se 255 milion lekë të reja firmës “ALKO-IMPEX General Construction”, për pastrimin e Golemit, raporton gazetaAtdheu.

Sipas të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, “ALKO-IMPEX General Construction” është degë e shoqërisë me të njëjtin emër, themeluar në Kosovë, me administratorë Enkelejda Çelin e Arbër Abazin – nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

Tenderi me “flamur të kuq”

Tenderi i lidhur së fundmi me objekt “Shërbimi i Pastrimit të Njësisë Administrative Golem” ka afat 5-vjeçar dhe vlera e kontratës është 254,527,782 Lekë pa TVSH.

Në tender kanë marrë pjesë tre kompani, “Rej shpk” – që nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, “Korsel shpk” që ka ofruar 215,679,760 Lekë pa TVSH dhe “ALKO-IMPEX General Construction” me 254,527,782 Lekë pa TVSH.

Referuar dokumentave zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik, janë skualifikuar të gjithë operatorët përveç fituesit. Ankesa nuk ka pasur.

Raste të tilla cilësohen me “flamuj të kuq” – shënim që tregon ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin, ose jo-etike të biznesit, që lidhet kryesisht me mosrespektimin e ligjeve anti-korrupsion.

Pjesë e “Big” 5

Fituesja e tenderit, “ALKO-IMPEX General Construction”, zotëruese e disa koncesioneve në vend sipas të dhënave të “Open Corporates.al”, është një ndër kompanitë që ka thithur më shumë para pushteti vendor.

Në media është raportuar se në harkun kohor gusht 2015-Dhjetor 2019, rezulton se Alko-Impex General Construction shpk renditet e katërta, ndër firmat që kanë përfituar më shumë para nga bashkitë në tendera – plot 1 miliard e 533 milionë lekë pa TVSH, në 32 kontrata me 9 bashki të ndryshme, nga të cilat shumë prej tyre me flamur të kuq. /Gazetaatdheu.com

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit