Tenderi i dyshimtë i UKT-së së Veliajt/ Zigzaget për të fituar 126 miliardë Lekë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.08.2020, 22:45

Ujësjellës Kanalizimet Tiranë ka lidhur së fundmi një tender të dyshimtë për nga mënyra e shpalljes së fituesit, me vlerë rreth 126 miliardë Lekë.

Sipas dokumenteve zyrtare të Publikuara në Agjencinë e Prokurimeve Publike, fituesi është bashkimi i operatorëve ekonomikë BO ”Everest” sh.p.k & “Arbtrans – 2010 sh.p.k & “Kronos Konstruksion”.

Referuar të dhënave në Qendrën Kombëtare të biznesit, kompanitë fituese janë në pronësi, përkatësisht të Ilir Çupit, Hyqmet Valterit, Esat Valterit, Albert Valterit Kujtim Valterit, SokolÇupi (kompania e parë); Fatmir Firit dhe Vasil Jovanit, raporton GazetaAtdheu.

Proceduara e dyshimtë

Ajo që vihet re është procedura se si është shpallur fituesi i tenderit me objekt “Rikonceptimi i skemes se furnizimit me ujë ne zonen e Qesarakes – Rr. ’Shefqet Kukës’” dhe kohëzgjatje 6-mujore. Janë skaualifikuar të gjithë operatorët me ofertë më të ulët ekonomike se sa fituesi.

Në garë kanë marrë pjesë gjashtë kompani apo bashkime operatorësh ekonomikë.

Si për çudi, për tu shpallur fitues bashkimi i operatorëve ekonomikë BO ”Everest” sh.p.k & “Arbtrans -2010 sh.p.k & “Kronos Konstruksion”, janë skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë që kanë depozituar oferta më të ulta ekonomike.

Më konkretisht janë skualifikuar BO ”Sireta 2F” sh.p.k & Euroalb sh.p.k, me ofertë 111,111,111 Lekë pa TVSH. Pas tyre Agri Konstruksion sh.p.k & Kacdedja sh.p.k me ofertë 118,219,974 Lekë pa TVSH dhe konkurrenti i tretë me ofertën më të ulët, Gjikuria sh.p.k – 122,594,790,5 Lekë pa TVSH.

Të gjitha firmat e skualifikuara kanë ofruar më pak se bashkimi i operatorëve që rezultoi fitues i tenderit – 125,220,671 Lekë pa TVSH.

Në garë mbeti dhe BO ”Beis” sh.p.k & “Ergi” sh.p.k me ofertën 133,937,954 lekë pa tvsh.

Rrjedhimisht, nga dy operatorët në garë, fituesi u shpall bashkimi i operatorëve BO ”Everest” sh.p.k & “Arbtrans -2010 sh.p.k & “Kronos Konstruksion”.

Nuk është hera e parë që raportohet për tendera të dyshimtë të Ujesjellës Kanalizimeve Tiranë, institutucion nën varësi të bashkisë së Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj.

/Gazetaatdheu.com

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit