Pas plazhit luksoz Laert Duraj “rifillon aksionin”, 83 milionë për prodhim pullash postare

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.08.2020, 22:02

Vetëm pak ditë më parë Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Laert Duraj, u fotografua në një resort luksoz ku nata shkonte deri në 400 euro. Mos harrojmë që e gjitha kjo ndodh në një kohë që shumë shqiptarë mezi po bëjnë një javë pushime “me bukë me vete”, për shkak të krizës së konsumit që po kalon biznesi si pasojë e COVID-19. Tenderat e organizuar deri më tani, siç duket i kanë siguruar një buxhet të mjaftueshëm personal drejtor Laertit saqë nuk e vret mendjen për hotele ne shifra të tilla. Dhe me sa po shohim, Laerti ka filluar të mendojë edhe për pushimet e dimrit, pasi duhen ca lekë dhe për to.

Kështu “pashai” Laert Duraj, pas pushimeve luksoze, i është rifutur përsëri me kokë “sportit” të tenderave. Rezulton se vetëm pak ditë më parë, parkatësisht më datë 04.08.2020, Posta Shqiptare SH.A. ka hapur një procedurë prokurimi me objekt “Prodhimi i Emisioneve të Pullës për vitin 2020”. Ky tender mban numrin e referencës REF-67490-08-03-2020 dhe mbyllet në datën 28.08.2020. Fondi limit i kësaj procedure rezulton të jetë plot 83 milionë lekë të vjetra.

Pra shikoni pak, Laerti bën tender në shifra të tilla të paimagjinueshme vetëm për të printuar pulla poste, dhe jo vetëm kaq, por këto pulla janë për vitin 2020, në një kohë që tenderi hapet në muajin gusht, pra pasi ka kaluar më shumë se gjysma e vitit 2020.

Nga ana tjetër, është e paqartë se përse duhen prodhuar kaq shumë pulla në një kohë që sipas statistikave botërore njerëzit kanë ulur ndjeshëm dërgimin e letrave postare dhe pjesa dërrmuese përdorin e-mailin apo postën elektronike. Pra ngelet që këto pulla të përdoren kryesisht në rastin e pakove postare. Dhe për këtë duhen plot 83 milionë lekë. Bravo Laert, i sigurove dhe ca para të tjera për pushimet dimërore!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit