Edi Rama është duke i shijuar në maksimum pushimet e verës, edhe pse vendi është duke kaluar një situatë të frikshme përsa i përket pandemisë së koronavirusit.
Pak orë më parë JOQ ALBANIA publikoi pamjet ku kryeministri hynte në ambientet e një resorti luksoz në Jalë, i shoqëruar nga eskorta e tij.
Së fundmi të tjera pamje janë bërë publike nga pushimet e Ramës, ndoshta pa mbërritur në Jalë. Ai është parë edhe i ulur në një nga lokalet e Jugut. KM shihet i shoqëruar nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç bashkë me familjet e tyre.
Mësohet se ata po qëndrojnë në vilën qeveritare në Dhërmi. Rama dhe Milanoviç sot kanë qenë edhe në Gjirokastër, ku vizituan kalanë, shtepinë e Ismail Kadaresë dhe pazarin.