SONDAZHI/ 85% e votuesve: Erion Veliaj ka qenë me pushime, jo në karantinë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.08.2020, 20:36

Fotoja e Veliajt, ngjyrë çokollatë, pas shërimit nga koronavirusi bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Shumë qytetarë kanë shpërthyer në reagime, duke e akuzuar Veliajn hapur fare, se ai nuk ka qenë në karantinë por duke shijuar pushimet. Gjithashtu nuk mungoi edhe krahasimi i Veliajt me dy mjekë kinezë, të cilët u nxinë pas infektimit me koronavirus.

Lidhur me këtë pamje të re që mori nga koronavirusi, Veliaj u shpreh se ka ndenjur shumë në ballkon, të cilin mesa duket e paska pa tendë, duke e bërë që dielli t’i bjerë direkt në fytyrë.

Megjithatë, u pa që askush nuk e besoi edhe pse u trumpetua nga disa media që i shërbejnë verbërisht. Lidhur me “karantinën” e Lali Lekut, JOQ ALBANIA, ‘parashikoi’ që ai mund të kishte qënë edhe me pushime, e për këtë krijoi një sondazh.

Sondazhi ishte me pyetjen:

Ku mendoni se ka qenë Erion Veliaj këto ditë?

Ashtu siç edhe “doli”, 85% e votuesve në Facebook mendojnë se Lali Leku ka qenë me pushime dhe jo në shtëpi i izoluar prej koronavirusit. Pothuajse e njëjta shifër është edhe në Instagram ku kanë votuar një numër i madh qytetarësh, afro 30 mijë. Pamja e tij sot e tregoi më së miri mendimin e shqiptarëve.

Shqiptarët asnjëherë nuk gabojnë, pasi Veliaj e nxorri fytyrën, të nxirë, ashtu siç pritej.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit