Ekspertët e shëndetit thonë se nuk ka asnjë provë që koronavirusi mund të transmetohet përmes ushqimit. Është kjo deklarata e tyre, pasi ditën e djeshme u ngrit alarmi i krahëve të pulave të infektuara me korornavirus. Gjithsesi sipas testimeve të kryera deri më tani, të gjithë njerëzit që mund të kenë pasur kontakt me produktin, kanë rezultuar negativë.
Mjekët dhe ekspertët e shëndetit kanë theksuar edhe njëherë se koronavirusi nuk ka gjasa të transmetohet nga ushqimi. Dr Ian Williams, shefi i Degës së Reagimit për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i cili heton sëmundjet e lindura nga ushqimi dhe uji, tha më parë se nuk kishte asnjë provë që Covid-19 transmetohet nëpërmjet ushqimit.
Covid-19 është përhapur kryesisht përmes piklave të frymëmarrjes kur një person i infektuar kollitet, teshtin etje. Edhe nëse koronavirusi hyn në ushqim, acidi i stomakut e vret atë, sipas Dr. Angela Rasmussen, një virologe në Universitetin Columbia. Në rastin e krahëve të pulave në Shenzhen, David Hui Shu-cheong, një ekspert i ilaçeve të frymëmarrjes në Universitetin e Hong Kong-ut, tha që ata ndoshta ishin të kontaminuara gjatë paketimit. Por kjo nuk do të thotë se janë infektuese.
Burimi:CNN|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania