“Çmendet” Beqaj, eksperimenton me shqiptarët: Dy ditë mësim në klasë, tre ditë online! Maskat të detyrueshme dhe në rrugë

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13.08.2020, 17:43

Rilindja ka një dëshirë të madhe të eksperimentojë me shqiptarët dhe pikërisht për këtë, “me flamur në dorë” del Ilir Beqja, ish-ministri i shumë tenderave abuziv.

Së fundmi Beqaj ka bërë dy propozime që shtetet e tjera as nuk i kanë menduar, por mendja “pjellore” e “armikut” të pensionistëve, po.

Ai ka thënë se duhet menduar një mënyrë për hapjen e shkollave pa zëvendësuar marrëdhenien njerëzore mes mësuesit dhe nxënësit, duke propozuar kështu dy ditë mësim në klasë dhe tre ditë online.

Beqaj u shpreh:

Marrëdhënia njerëzore mësues-nxënës është e pazëvendësueshme. Kush ka maturën ose klasën e nëntë duhet të jetë shumë i kujdesshëm. Mundet të bëhen dy ditë në klasë dhe tre ditë online, por mbetet për t’u parë.

Eksperimenti tjetër që Beqaj ka propozuar për shqiptarët është mbajtja e maskave në ambientet e jashtme. Ai ka thënë se me shtimin e rasteve duhet të bëhet e detyrueshme, edhe pse mjekët nuk e sugjerojnë mbajtjene maskave në ambientet e hapura.

Ai shtoi:

Nëse do vazhdojnë njerëzit të rrinë kaq afër me njëri tjetrin duhet të bëhen maskat me detyrim edhe në ambientet e jashtme. Të paktën në Tiranë kur ka shumë njerëz.

Kujtojmë se pak më parë Pamfleti raportoi se se propoganda e Ilir Beqjes, për 2 ditë mësim në shkollë e 3 ditë “on-line”, është skemë për një koncesion arsimor, që ka filluar të ekperimentohet nga firma INTECH+” e Ilir Beqjes, kaluar formalisht ortakut të tij më 9 shtator 2013, ditën e emërimit ministër e betimit si deputet.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Koalicioni Për Shqipërinë. Përmes një postimi në Facebook, organizata shprehet se ky ka qenë një plan i përbashkët mes PS dhe PD, i cili u propozua së fundmi nga Ilir Beqaj.

Në postim thuhet:

MASKA ME DETYRIM EDHE NË RRUGË! GATI PLANI!!!

MIQ, A JU THASHË QË LOJA ËSHTË QË NË FILLIM E THOTË PD PASTAJ PS E VË NË ZBATIM: ILIR BEQJA: “Nëse do vazhdojnë njerëzit të rrinë kaq afër me njëri tjetrin duhet të bëhen maskat me detyrim edhe në ambientet e jashtme. Të paktën në Tiranë kur ka shumë njerëz”, tha Beqaj.

NJËSOJ SI ME VAKSINAT DHE QARANTINËN E DYTË: Në fillim e thotë Tritani dhe Basha që duhen maska edhe në rrugë me detyrim, duhen vaksina gripi urgjent dhe pastaj covidi direjkt nga prodhuesit të parët në botë, "të isha kryemninistër unë do ti mbyllja brenda", pastaj zarat e Ramës dhe pastaj Akti Normativ Nr. 69!

A E KUPTONI QË KËTA JANË ARMIQTË TANË MË TË KËQINJ SE SERBËT NË KOSOVË NË 1999??? DUAN TË NA ZHBËJNË!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit