Fenerbahçe kërkon portierin e kombëtares shqiptare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.08.2020, 00:01

Fenerbahçe kërkon portierin shqiptar Gentian Selmani, i cili është lojtari më i aktivizuar i skuadrës Ekol Goz Menemenspor, në Ligën e Parë të TFF.

Fenerbahçe ka filluar negociatat me Menemenspor për transferimin e portierit të kombëtares U21 të Shqipërisë.

Për Selmanin, i cili ka një kontratë me Menemenspor edhe për një vit, interes kanë shfaqur edhe skuadra të tjera si Bologna, Olymipakos, Spartak Moskës, Krosnadar, dhe Zorya në Ukrainë.

Selmani, është aktivizuar për një total prej 2880 minutash në 32 ndeshje me skuadrën e Menemenspor.

Duke deklaruar se Selmani do të ketë një karrierë shumë të mirë në të ardhmen, trajneri i Menemenspor, Cenk Laleci u shpreh:

Portieri ynë është shumë i talentuar dhe i disiplinuar. Është shumë e natyrshme që ofertat të vijnë. Sidoqoftë, përparësia jonë është për të hequr qafe epideminë e koronavirusit dhe të kthehemi në futboll.

Në Shqipëri Selmani është aktivizuar me Partizanin, Kastriotin dhe me Laçin përpara se të transferohej në Turqi. Selmani gjithashtu është grumbulluar edhe nga trajneri Edy Reja për ekipin Kombëtar. Vlera e kartonit të Selmanit është 500 mijë euro.

Burimi: fanatik.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit