PSG fiton me përmbysje përballë Atalantës dhe kualifikohet për në gjysmëfinale të Champions

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.08.2020, 23:05

Ka përfunduar në fazën çerekfinale ëndrra europiane e Atalantës.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin "Da Luz" të Benfikë, skuadra që ka mahnitur sportdashësit me paraqitjet dhe rezultatet spektakolare u dorëzua përballë PSG në minutat e fundit duke u mundur me rezultatin 1-2.

Në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, italinët kaluan të parët në avantazh me kroatin Mario Pasalic.

Pas shumë përpjekjeve kampionët e Francës arritën të përmbysin rezultatin vetëm në minutat shtesë të kohës së rregullt. Fillimisht ishte mbrojtësi brazilian Marquinhos që barazoi shifrat, dhe kur atëherë kur u mendua se do të duhej të luhej edhe koha shtesë për t'u njohur me gjysmëfinalisten e parë, Kylian Mbappe i aktivizuar në pjesën e dytë shërbeu për partnerin e sulmit Maxim Choupo-Moting, i cili fare pranë portës nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.

1-2 rezultati përfundimtar dhe PSG është ekipi i parë gjysmëfinalist. Francezët do të përballen në gjysmëfinale me fituesin e takimit Leipzig-Atletico Madrid që do të luhet ditën e nesërme.

Vlen të theksohet se kjo është hera e parë që 9 herë fituesit e Ligue 1, kualifikohen për në gjysmëfinalet e Champions League.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit