Lazio po punon për të përforcuar skuadrën në dispozicion të Simone Inzaghi, në prag të rikthimit në Champions League.
Goditja e madhe është e menjëhershme. David Silva, në fakt, është një hap larg nga të qenit lojtar i bardhekaltërve.
Drejtori sportiv Tare dhe agjenti i mesfushorit spanjoll janë duke diskutuar detajet e fundit.
Silva do të jetë një transferim me parametra zero pasi kontrata e tij ka përfunduar me Manchester City. Në dy ose tre ditët e ardhshme, ai do të nënshkruaj kontratën tre-vjeçare.
Ndërkohë, Lazio është një hap larg mbylljes së një tjetër transferimi. Është fjala për Vedat Muriqi, sulmuesin e kombëtares së Kosovës që aktvizohet me turqit e Fenerbahce.
Ky operacion do t'i kushtojë 16 milionë euro klubit të kryeqytetit. Muriqi pritet të zëvendësojë Felipe Caicedo.