Pas tre sezonesh, aventura e Blaise Matuidi me fanellën e Juventusit ka marrë fund. Siç është raportuar nga 'RMC Sport ’, mesfushori francez do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore në Francë gjatë ditës, përpara transferimit të tij në MLS, tek skuadra e Inter Miami e cila ka si pronar David Beckham. Në tre sezonet e tij me Juventusin, Matuidi që firmosi në verën e 2017, 33-vjeçari fitoi 3 tituj kampion të Serie A, një Kupë Italie dhe një Super Kupë Italiane.
Cikli i ri i Juventus, siç pritej, do të rinisë pa Matuidi. Blerjet e zyrtarizuara më parë të Kulusevski dhe Arthur ishin një sinjal i qartë se kampionët e Italisë në mesfushë do të kishin bërë një rikthim të caktuar dhe se ata lojtarët me moshë të madhe, si francezi, do të paguanin pasojat.
Një titullar fiks si me Allegrin ashtu edhe me Sarrin, përvoja e Matuidi me Juventus përfundon me 132 paraqitje dhe 8 gola. Largimi i tij është një kursim për bardhezinjtë prej rreth 7 milion euro, duke pasur parasysh që kontrata e tij neto 3.5 milion skadon në 2021.
Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania