U luajtën sot dy ndeshjet e radhës në Champions League, ku u përcaktuan edhe dy ekipet e fundit çerekfinaliste të këtij kompeticioni.
Bayern Munich ka mposhtur Chelsean me rezultatin 4-1, për të prerë biletën për në 8-she, me rezultatin e përgjithshëm 7-1 nga dy ndeshjet.
Gjermanët kanë qenë të pamëshirtshëm, pasi edhe në ndeshjen e parë fituan 3-0 duke bërë kështu një dominim absolut.
Në ndeshjen tjetër, Barcelona nuk e ka pasur aspak të vështirë ndaj Napolit, teksa ka fituar me rezultatin 3-1.
Messi ka qenë ylli i ndeshjes, pasi shënoi dy herë ( një prej të cilëve u anulua nga VAR) duke treguar një formë fantastike në këtë ndeshje.
Tashmë Barcelona do ndeshjet në çerekfinale me Bayernin e Mynihut, duel që garanton spektakël...