UEFA ka përditësuar ndarjen e vazove për shortin që do të hidhet nesër në orën 12:00 për turin e parë të Champions League. Fituesja e Kategorisë Superiore, Tirana do ta nisë rrugëtimin europian nga ky tur dhe UEFA ka përzgjedhur katër kundërshtarë të mundshëm të bardhebluve në shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës.
Astana (Kazakistan), Karabak (Azerbajxhan), Makabi Tel Aviv (Izrael) dhe Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) janë ekipet që mund të përballen me bardheblutë.
Të katër ekipet janë favorite në letër, por një sfidë me kampionen e Gjeorgjisë, Dinamo Tbilisi duket më e pranueshme që bardheblutë të shpresojnë për më tej.
Kujtojmë që sezonin e kaluar, Partizani u përball me kampionët e Azerbajxhanit, dhe Karabak tashmë mund të luajë sërish me kampionen e Shqipërisë.