Çudira nga Vlora/ 500 milionë lekë për rikonstruksionin e reanimacionit firmës që ofroi 100 milionë më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.08.2020, 22:15

Spitalet shqiptare siç shpesh e kemi përmendur, janë pulat që bëjnë vezët e florinjta për xhepat e pushtetarëve dhe kompanive që ata përdorin për të futur në xhep paratë publike. Shëndetësia është një nga oazet ku shpërthen leku kudo. Spitali Rajonal Vlorë i drejtuar nga Brunilda Mersini, rezulton të jetë njëri prej tyre.

I tillë është edhe rasti në vijim, ku mësohet se për të rikonstruktuar shërbimin e reaminacionit të Spitalit Rajonal të Vlorës do të paguhen nga taksat tona rreth 500 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nëse ky investim do të bëhej vërtetë për përmirësimin e këtij shërbimi tepër të rëndësishëm spitalor, nuk do të kishte as më të voglin problem, por duke gjykuar nga mënyra se si është zhvilluar tenderi, ka shumë mundësi që një pjesë e mirë e këtyre parave të kenë përfunduar në xhepat e dikujt.

Kështu, tenderi mban numrin e referencës REF-60402-06-08-2020 dhe ka për objekt: “Rikonstruksion i shërbimit të reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë” me Fond limit 43,157,223 lekë të reja pa TVSH. Duke hulumtuar të dhënat e publikuara, mëson se kanë marrë pjesë 7 operatorë ekonomikë. Prej tyre, tre operatorë ekonomikë nuk kanë paraqitur fare vlerë, çka do të thotë se 43% e pjesëmarrësve në tender nuk kanë ofruar fare ofertë. Pra gati gjysma e pjesëmarrësve kanë qenë fiktivë, çka të bën të dyshosh se fituesi i tenderi është paracaktuar dhe se kjo procedurë është bërë sa për sy e faqe.

Por çuditë nuk mbarojnë këtu. Fitues është shpallur “2Z Konstruksion“ shpk me administrator dhe pronar të vetëm shtetasin Zani Zoga. Kjo kompani ka ofruar vlerën 43,055,862 lekë të reja pa TVSH. Duke e krahasuar me fondin limit, rezulton se kjo vlerë është sa 99,76% e tij, çka përbën një dyshim të dytë që ky fitues është paracaktuar dhe se një pjesë e mirë e parave do të futen në xhep të organizatorëve të tenderit.

Por sa mund të jetë kjo shifër që do të përfundojë në këto xhepa? Një shpjegim mund të na e japë diferenca e vlerës së ofruar mes fituesit dhe firmës me ofertën më të lirë. Kështu kompania e cila ofroi vlerën më të lirë kishte ofruar 34,455,903 lekë të reja pa TVSH ose rreth 103 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak. Kjo do të thotë se të paktën 103 milionë lekë të vjetra kanë përfunduar në xhepat e dikujt. Jo pak apo jo? Sigurisht siç ndodh rëndom në këto raste, firma që ofroi këtë diferencë më pak, u skualifikua për mosplotësim kriteresh.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit