Eliminimi në fazën e 1/16-ve të Champions League nuk është kapërdirë dot te kampionët e Italisë dhe Juventusi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Maurizio Sarri.
Lajmin e konfirmon eksperti i merkatos në Itali, Gianluca Di marzio, i cili thotë tashmë mungon vetëm zyrtarizimi dhe rrugët mes Sarrit dhe Juventusit janë ndarë përfundimisht.
Këtij raportimi i janë bashkuar edhe shumë gazetarë dhe media të njohura në Itali. Ky vendim ka ardhur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ku Juventus nuk arriti të kalonte me sukses Lyoin.
Sarri qëndroi vetëm një sezon te Juventusi dhe u cilësua si dështim nga tifozët, pavarësisht se fitoi titullin kampion.
Flitet se Mauricio Pochettino mund ta zëre vendin e Sarrit te Juventusi, ndërsa ka dhe alternativa të tjera, por drejtuesit e Juventusit pritet të vendosin me qetësi.