Manchester City arriti që të fitonte edhe takimin e dytë ndaj Real Madridit në Champions League me rezultat të njëjtë 2-1.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola u kualifikua kështu në çerekfinale duke eliminuar Real Madridin që në vitet e fundit e kishte fituar trofeun tre herë radhazi.
Pas ndeshjes, kur të gjithë ishin larguar nga stadiumi, dy trajnerët, Zidane dhe Guardiola kishin disa fjalë mes tyre.
Biseda e tyre ishte miqësore dhe dy teknikët po bisedonin rreth ndeshjes dhe rreth taktikave që ata përdorin.
Një pamje mjaft e bukur, ku edhe pse në fushë ishin rivalë të mëdhenj, në fund kanë qëndruar për t’i shkëmbyer eksperiencat e njëri-tjetrit.