Mbrëmja e sotme do të sjellë sërish spektaklin dhe emocionet që dhuron kompeticioni madhështor, Champions League.
Sonte është radha e dy sfidave të tjera, teksa Barcelona do të presë në shtëpi Napolin dhe Chelsea udhëton për t'u ndeshur me Bayernin e Mynihut.
Sa i përket ndeshjes së parë, sfida mes katalanasve dhe Napolit në Itali ka përfunduar 1-1 dhe sot do vendoset ekipi që do kualifikohet më tej.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër, Bayerni ka mundur 3-0 londinezët në ndeshjen e parë dhe sot është disi i qetë.
Gjithsesi, surprizat nuk përjashtohen sidomos në Champions League...
Barcelona-Napoli 21:00
Bayern-Chelsea 21:00