Manchester City është ekipi i radhës që kualifikohet në çerekfinalet e Champions League. Skuadra angleze ka mposhtur edhe sot 2-1 Real Madridin, njësoj si në ndeshjen e parë duke qenë ekipi që kalon më tej.
Ndeshja nisi keq për Realin që në fillim. Varane ishte zhgënjimi i ndeshjes me dy gafat e tij. Fillimisht ne minutat e para, kur i jep një top të gabuar Gabriel Jesusit dhe më pas Stërling nuk e ka të vështirë ta dërgojë topin në rrjetë.
Në minutën e 28 Benzema pas një krosimi perfekt të marrë nga Rodrigo ia del ta dërgojë topin në rrjetë për të barazuar rezultatin.
Pjesa e dytë foli e gjitha për anglezët vendas, të cilët kishin disa raste të pastra, por përsëri shënaun falë një tjetër gafe të Varane.
Ky i fundit gjatë kthimit të topit pas, gabon dhe e dorëzon atë te Jesus, i cili shpërthen në drejtim të portës dhe ia del të shënojë.
Këtë avantazh të besuarit e Guradiolës e ruajtën deri në fund dhe City u kualifikua për në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Në fazën tjetër Siti do përballet me Lyonin që eliminoi Juventusin.