Një moment i frikshëm ka ndodhur në garën e çiklizmit në Poloni. Çiklisti holandez, Fabio Jakobsen, pësoi një aksident të tmerrshëm duke përfunduar në spital në gjendje kome.
Mjekët po përpiqen të zgjojnë, teksa sportisti iu nënshtrua një operacioni brenda natës.
Për fatin e mirë, ekipi i 23-vjeçarit, Deceuninck-Quick-Step, konfirmoi se ai nuk kishte pësuar dëmtime në tru ose në pjesë kurrizore.
Fabio u përplas me shpejtësi të lartë me bashkatdhetarin e tij, Dylan Groenewegen, duke u rrëzuar në barrierat e reklamave.
Jakobsen u dërgua në spital dhe u vendos në gjendje kome. Pasi iu nënshtrua operacionit të fytyrës, shpresohet se ai mund të rimarrë vetëdijen shumë shpejt.