Champions League/ Shtohet numri i të dëmtuarve në radhët e PSG

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.08.2020, 01:32

Atalanta dhe PSG vazhdojnë të përgatiten për çerekfinalen e Champions League, por me disa defekte: italianët do të jenë pa portierin titullar Gollin dhe mesfushorin Ilicic, ndërsa francezët kanë marrë përgjigje zyrtare në lidhje me lojtarët e dëmtuar.

Nuk bëhet fjalë vetëm për Mbappe, sepse Marco Verratti gjithashtu është dëmtuar dje dhe është në rrezik serioz për të qenë i pranishëm në sfidën e të mërkurës së ardhshme.

Vetë PSG ka bërë të ditur se si është gjendja e skuadrës:

Marco Verratti ka pësuar një goditje të rëndësishme në pulpën e tij të djathtë, si pasojë ka dëmtim të muskujve, për të cilin klubi do t'ju raportojë në 72 orët e ardhshme. Vazhdon protokollin e tij të rikuperimit, siç ishte planifikuar. Ai filloi të vraponte përsëri pa top në fushat e Qendrës së Trajnimit Ooredoo.

Në fund klubi ka treguar edhe se si është gjendja e mbrojtësit Layvin Kurzawa:

Ai vuan nga një dëmtim i muskujve i kontraktuar gjatë finales së kupës. Një rikuperim me grupin pritet brenda dy javësh.

Mbrojtësi i krahut do të jetë jashtë ndërsa për Verratti ka një shpresë, megjithëse me siguri nuk do të jetë në ndeshjen kundër Atalanta, ashtu si Mbappe.

Burimi: calciomercato.it | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit