Skandali/ Agim Ismaili i burgjeve i jep 347 milionë për blerje buke, firmës së dënuar për abuzim me tenderat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.08.2020, 22:21

Vetëm pak vite më parë, përkatësisht në muajin korrik 2016, nga Policia e Shtetit u arrestuan me urdhër të Prokurorisë Për Krime të Rënda disa biznesmenë mes të cilëve edhe Shemsi Sinani pronar i kompanisë “M.B Kurti” (sot “Sinani Trading”) në lidhje me abuzime me tenderat e ushqimeve në burgje. Bashkë me ta, u arrestuan gjithashtu edhe Artur Zoto, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve i asaj kohe si dhe Iljaz Labi, me detyrë Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm.

Vetëm rreth dy vjet më pas nga ky arrestim, përkatësisht në muajin nëntor 2018, këta biznesmenë përfshirë edhe Shemsi Sinanin, u shpallën fajtorë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda për veprën e “korrupsionit pasiv”. Ata u dënuan me dy vjet burgim por që u konvertuan në shërbim prove.

Ky vendim e bënte të pamundur për këta biznesmenë që të merrnin pjesë në tenderat publikë. Pas këtij problemi me drejtësinë biznesmenët në fjalë u angazhuan që të siguronin vazhdimësinë e bizneseve të tryre duke përdorur trukun e kalimit të administrimit dhe të pronësisë të kompanive të tyre tek familjarët.

Në këtë logjikë, biznesmeni Shemsi Sinani nëpërmjet ndryshimeve në QKB realizoi kalimin e pronësisë së kompanisë së tij tek fëmijët. Aktualisht administrator dhe pronar i kompanisë “SINANI TRADING” SHPK është me letra Ledion Sinani, i biri i Shemsiut.

Por me sa duket as arrestimi dhe as dënimi i dhënë nga gjykata për Shemsi Sinanin, nuk e ka penguar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, që t’i japë përsëri kompanisë së po këtij personi një tender që kap vlerën e frikshme prej rreth 347 milionë lekë të vjetra me TVSH. Tenderi që mban numrin e referencës REF-67475-07-30-2020 është dhënë nëpërmjet një procedure me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës, pra e thënë thjeshtë, pa garë fare.

Agim Ismaili i ka dhënë kësaj kompanie direkt shifrën e mësipërme, gjoja për të blerë bukë për të burgosurit. Themi kështu, pasi objekti i tenderit është "Blerje Buke per nevoja emergjente te DPB, per te denuarit ne IEVP-te". Pra rezulton se befas të gjithë burgjeve të vendit u ka mbaruar e gjithë buka dhe të burgosurit kishin mbetur pa bukë. Është tepër i paqartë dhe njëkohësisht i dyshimtë, fakti që si ka mundësi që artikulli bazë i ushqimit të të dënuarve të mos planifikohet në kohë dhe të bëhet një tender urgjent për blerje buke. Madje jo vetëm kaq, por ky tender të bëhet pa garë fare dhe për më tepër t’i jepet një kompanie, pronari i së cilës vetëm pak vjet më parë është arrestuar dhe dënuar nga gjykata pikërisht për abuzime me tenderat e ushqimeve në burgje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit