JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Shmanget një tjetër tragjedi/ Rojet bregdetare shpëtojnë tre të rinj me gomone në Vlorë, i zuri stuhia
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05/08/2020 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dita e sotme ka nisur me mot të keq dhe stuhi në bregdetin shqiptar, dhe kjo gjë ka vënë në rrezik jetën e shumë pushuesve. Kujtojmë se një ngjarje tragjike u shënua sot në Himarë, ku një familje u përfshi nga stuhia, teksa ecnin me varkën e tyre të peshkimit. Si pasojë, gruaja humbi jetën ndërsa pjesa tjetër e familjes arritën të shpëtonin. Ndërkohë burime bëjnë me dije se tre të rinj janë përfshirë gjithashtu nga stuhia në plazhin e Vlorës, pasi hynë në det me gomone. Por për fat të mirë ata janë shpëtuar falë ndërhyrjes së shpejtë të rojeve bregdetare.