JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

James Rodriguez te Atletico Madridi, Reali i bën nder rivalëve të përjetshëm
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/08/2020 16:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky ishte sezoni i fundit për James Rodriguez te Real Madridi dhe gjatë kësaj merkato vere, kolumbiani do ndryshojë destinacion.

Në Spanjë janë të sigurt: Ai nuk do ndryshojë qytet dhe Atletico Madrid do të jetë distinacioni i rradhës për yllin latin.

Klubet janë në negociata në lidhje me shumën e këtij operacioni, teksa mediet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shumë prej 10-15 milionë eurosh.

Një shumë tepër modeste kjo për James, për të cilin duhet të themi se është duke mbushur të 30-tat dhe sezonet e fundit nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij.

Rodriguez u transferua te Real Madridi në merkaton e vitit 2014 pas një Botërori spektakolar me kombëtaren e tij, ku shpall golashënuesi më i mirë dhe direkt pas kësaj, Perez shpenzoi 75 milionë euro për të, por lojtari nuk i justifikoi asnjëherë.

Tashmë ai do provojë veten te Atletico e Madridit, ekip që luan një futboll të bukur dhe i pështatet filozofisë së kolumbianit.