Një tjetër politikane në Kosovë është infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi.
Bashkë me të, pozitiv kanë rezultuar edhe dy fëmijët e saj, Dardani dhe Doruntina.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka treguar se ka marrë rezultatin e testit dhe po respekton rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Postimi i saj:
Të dashur miq, dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.
Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.
Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale.