JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Reagon Trump: Tragjedia në Beirut u shkaktua nga një sulm me bombë
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 05/08/2020 14:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë për tragjedinë në Beirut, është shprehur se shpërthimi ka të ngjarë të ketë qenë një sulm. Donald Trump ka kundërshtuar zyrtarët libanezë dhe sugjeroi se një "sulm i tmerrshëm" shkaktoi shpërthimin masiv në Beirut. Shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar, por kryeministri libanez ka thënë se shkak kanë qenë mijëra ton nitrat amoniumi të ruajtura në një depo.

Trump tha:

Disa nga gjeneralët tanë të shkëlqyeshëm mendojnë se nuk ishte thjesht një ngjarje aksidentale, pasi ata mendojnë se ishte një sulm me bombë.

Presidenti amerikan nuk tha se çfarë informacioni kishin përdorur gjeneralët e tij për të argumentuar mendimin e tyre, por kjo bie ndesh gjithsesi me deklaratat e zyrtarëve në vendin e Lindjes së Mesme. Kryeministri Hassan Diab ka deklaruar se shkak për tragjedinë e madhe ishte bërë rreth 2750 ton nitrat amoniumi, që ishte ruajtur në mënyrë të rrezikshme për gjashtë vjet në një depo. Nitrati i amonit është një përbërës kimik që përdoret si pleh dhe gjithashtu në eksploziv.

Burimi: Sky news|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania