Një 29-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në Tropojë, teksa ka qenë duke rregulluar një makineri në vendin e punës.
Pas kësaj policia ka vënë në pranga shtetasin SH.M, pronar i biznesit të inerteve, ku punonte i riu që humbi jetën.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i një biznesi inertesh në fshatin Bujan.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 04.08.2020, ka shkuar në spitalin e qytetit të Bajram Currit, pa shenja jete, një punëtor i këtij biznesi, shtetasi A. K. (M.), 29 vjeç, banues në Bujan, i cili gjatë kohës që ka qenë duke rregulluar një makineri, aksidentalisht ka gjetur vdekjen.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për vepren penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.