JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

I zuri stuhia në det, flet i mbijetuari: Cikloni me shi përmbysi varkën, djali u përpoq të shpëtonte nënën
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05/08/2020 11:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u shënua vetëm pak orë më parë në Jalë. Tre pjestarë të një familjeje dhe një person tjetër kishin dalë në det për të mbledhur rrjetat e peshkimit, por fatkeqësisht varka e tyre është përmbytur.

Deri më tani dyshohet se është mbytur një grua, ndërsa tre pesonat e tjerë janë shpëtuar mrekullisht.

Lidhur me ngjarjen ka folur edhe një i mbijetuar i aksidentit ujor. Ai ka rrëfyer ngjarjen dhe momentet e vështira që kanë kaluar.

Fatjon Resulaj shprehet se në varkë ndodheshe shoku i tij bashkë me djalin dhe nuse. Për news24 ai tha se ishin nisur në orën 06:00 për të mbledhur rrjetet, por më pas kishte filluar stuhia, e cila u kishte rrëzuar dhe varkën.

Resulaj tregoi:

U nisa në 6.00 sot nga Moli i Himarës. Ishte fillimisht koha e mirë, ndërsa për 10 minuta u bë ciklon me shi dhe përmbysi varkën. Ne e pamë nga larg dhe ishte vonë. Ishim katër vetë. Ishte shoku im së bashku me djalin dhe nusen e tij. Zonja është e humbur dhe vazhdojnë kërkimet. Pasi u përmbys anija, ne u mbajtëm tek anija fort. Djali u përpoq që të shpëtojë nënën, edhe ne, por situata ishte e rëndë shumë. Kemi bërë 5 kilometra rrugë dhe donim që ta shpëtonim, por ishte shumë e vështirë, mund të na rrëmbente rryma edhe neve.