JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bale nuk ndreqet, qëndron pasiv në stërvitjen e Real Madridit para ndeshjes me Cityn
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/08/2020 12:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pasi përfundimit të La Ligës, ku fitoi titullin kampion, Real Madridi është duke zhvilluar stërvitjet për takimin e dytë ndaj Manchester Cityt në Champions League.

Skuadra spanjolle ka humbur 2-1 ndeshjen e parë të zhvilluar në "Stantigao Bernabeu", ndërsa në "Etihad Stadium" do të tentojnë të përmbysin rezultatin.

Një detaj interesant është vënë re nga stërvitja e fundit e madrilenëve. Teksa bashkërlojtarët po stërviteshin, Bale nuk dukej edhe aq i interesuar në atë çfarë po bënte skuadra.

Fillimisht ai qëndron jashtë vijave të fushës, më pas inkuadrohet në stërvitje, por pa ndonjë interesim që të ndihmojë ekipin.

Prej kohësh Bale ka dalë hapur kundër ekipin, por njëkohësisht refuzon largimin duke kërkuar të marrë të gjitha detyrimet nga kontrata e firmosur me Real Madridin.