JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Interi dhe Manchester Unitet zbresin sot në fushë, rikthehet Europa League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 05/08/2020 11:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas një pezullimi të gjatë disa mujor, për shkak të shpërthimit të pandemisë së Koronavirusit, rikthehet sot kompeticioni i Europa League me disa ndeshje mjaft interesante.

Kryendeshja e mbrëmjes së sotme është ajo mes Interit dhe Getafes.

Ndeshje me mjaft interes është edhe ajo mes Kopenhagen dhe Bashaksehir, e cila përfundoi ndeshjen e parë me fitoren 1-0 të danezëve dhe sot luhet ndeshja e kthimit.

United do të përballet me LASK, por do të jetë një ndeshje sa për formalitet, pasi anglezët kanë fituar 5-0 në ndeshjen e parë.

Përveç ndeshjeve që kanë mbetur për t'u luajtur e kthimit, sfidat e tjera janë me ndeshje teke dhe skuadra që kalon në fazën tjetër zgjidhet me vetëm një ndeshje.

Ja sfidat që luhen sonte: