Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Jalë. Një familje prej tre anëtarësh, babai, nëna dhe djali kanë mbetur të bllokuar në shpellën e Pëllumbave në Jalë.
Pas disa orësh, babai dhe djali kanë dalë nga shpella, ndërsa nëna ende nuk është gjetur. Dyshohet se 50-vjeçarja mund të jetë mbytur.
Topchannel raporton se Robert Rama 50 vjeç së bashku me bashkëshorten e tij dhe djalin 25 vjeç kishin dalë për të mbledhur rrjetat me një mjet detar të vogël, por ngecën tek shpella e Pëllumbave.
Babai dhe djali po dërgohen drejt spitalit të Vlorës.