E ardhmja e Elseid Hysajt duket se do të jetë Napoli. Me ardhjen e tij në stol, Xhenaro Gatuzo arriti të ringjallë kapitenin e kombëtares tonë, Elseid Hysaj.
Mbrojtësi kuqezi rifitoi statusin e titullarit me Gatuzon në stol dhe nga një i larguar i sigurt, palët prej kohësh po negociojnë rinovimin e kontratës.
Sipas mediave italiane, trajneri i Napolit i ka kërkuar drejtuesve të klubit të rinovojnë kontratën me Hysaj, nëse do ishte vetëm në dorën e tij, Hysaj tashmë do kishte firmosur kontratën e re.
Ish lojtari i Empolit ishte i destinuar të largohej por në javët e fundit palët u afruan sërish çka mund të sjell dhe zgjatjen e kontratës.
Gjithsesi, në çdo rast kjo mbetet një çështje që mund të ndryshojë sërish në varësi të ofertave që mund të vijnë në drejtim të Hysajt.