JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pamje që të thyejnë zemrën! Babi i trembur përpiqet të fusë fëmijën poshtë tavolinës gjatë shpërthimit në Bejrut
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05/08/2020 8:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shpërthimi në Beirut u kthye në një tragjedi për Libanin, ku ende nuk dihet se sa është numri përfundimtar i viktimave.

Gjithashtu ende nuk është qartësuar shkaku real i shpërthimit masiv që ktheu përmbys makina, theu xhama e shembi mure duke lënduar mijëra persona. Mediat lokale bëjnë të ditur se ka një rritje të bilancit të viktmave dhe numri ka shkuar në 78, ndërkohë janë shënuar 4000 të plagosur.

Banorët e kryeqytetit janë përballur me momente tmerri, frike dhe ankthi, teksa në rrugë shihje persona të gjakosur dhe të shtrirë në tokë.

Një tjetër video që të thyen zemrën është publikuar së fundmi në Twitter.

Në pamje shihet se si një baba përpiqet të mbrojë djalin e tij pas shpërthimit të fuqishëm. Ata ndodhen në banesën e tyre dhe pas shpërthimit, babai trembet e në panik kërkon të fusë të birin poshtë tavolinës për ta mbrojtur.