Sekretari i përgjithshëm i partisë politike Kataeb, Nazar Najarian, u vra në shpërthimin e fuqishëm të së martës.
Najarian ishte në zyrën e tij kur ndodhi shpërthimi. Ai vdiq pasi u plagos rëndë.
Kujtojmë se dy shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin libanez të martën në mbrëmje, duke vrarë deri më tani 78 persona dhe duke plagosur mijëra të tjerë.
Vala e shpërthimit dëmtoi ndërtesat në të gjithë qytetin dhe rrugët u kthyen në një kasaphanë të vërtetë.