Libani sot u trondit nga një mega shpërthim në orët e pasdites.
Mijëra njerëz mbetën të plagosur dhe dhjetëra të tjerë humbën jetën.
Videot dhe imazhet e reve masive të tymit nga shpërthimi dhe vala e shkatërrimit që ka shkaktuar kilometra larg, kanë shkaktuar shoku dhe frikë në Liban, një vend në prag të kolapsit ekonomik.
Ndërsa ende një numër i madh viktimash nuk janë gjetur në rrënojat e shpërthimit dhe shumë qytetarë të lënduar janë fotogruafuar në rrugët e kryeqitetit të përgjakur dhë në kulm të dëshpërimit.
Ndër të tjera në këtë vend me ekonomi të rrënuar ka pasur paralajmërime të forta për rikthimin e zisë së bukës dhe rindezjen e konflikteve sektare nëse gjendja financiare rëndohet edhe më shumë.
Kujtojmë se guvernatori i Beirutit shpërtheu në lot në momentet kur ishte duke folur për katastrofën.