Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në fshatin Kozare të qytetit të Kuçovës.
Një makinë tip “Benz”, me targa AA 562 RV, ka përplasur 7 vjeçarin me inicialet, S.GJ në fshatit Kozare që ishte duke luajtur në anë të rrugës pranë shtëpisë së tij.
Makina e ka hedhur fëmijën disa metra në asfaltin e rrugës ndërsa autori është larguar nga vendngjarja dhe ka lënë fëmijën në rrugë.
Banorët e zonës kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje ku edhe po kryen hetime lidhur me aksidentin.
Mësohet se mjeti që shkaktoi aksidentin është identifikuar nga banorët e zonës që kanë parë të gjithë ngjarjen dhe policia është vënë në kërkim të autorit i cili rezulton të jetë 23-vjeçari L. Dudushi, banues në Berat.
Burime nga policia bëjnë me dije se 23-vjeçari është person i skeduar për policinë rrugore të Beratit e cila e ka gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Dhe shkak i aksidentit mendohet se është bërë shpejtësia shumë e lartë.
Fëmija u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës për shkak se është në gjendje të rëndë shëndetësore.