JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Guvernatori i Beiurtit nuk mban lotët: S’kam parë në jetë shkatërrim të tillë, është katastrofë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 04/08/2020 23:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sot kryeqyteti i Libanit, Beirut-i, u trondit nga një shpërthim masiv që ka shënuar viktima të shumta dhe madje edhe shumë të lënduar.

Me ekipet e emergjencës në terren, guvernatori i Beirutit, Marwan Abboud, shkreh në lot ndërsa foli me median.

Duke folur Abboud u emocionua në momentin kur shpërthimin e krahasoi me sulmet bërthamore ndaj Nagasaki dhe Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa raportet e deritanishme kanë njoftuar se shpërthimi mund të ketë qenë rezultat i një zjarri që shpërtheu në një depo "me material eksploziv", Abboud tha se ata "nuk e dinë" akoma se çfarë shkaktoi zyrtarisht shpërthimin.

Ai konfirmoi se kishte rënë një zjarr dhe se një ekip zjarrfikësve erdhi për ta shuar atë, atëherë ndodhi dhe shpërthimi ku ata humbën jetën.

Guvernatori u shpreh:

Të paktën 10 zjarrfikës janë zhdukur dhe ende nuk janë gjetur trupat. Po i kërkojmë. Gjatë tërë jetës sime nuk kam parë shkatërrime të këtyre përmasave. Është një katastrofë.

Burimi: popculture Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania