Seria A/ Dybala zgjidhet lojtari më i mirë i sezonit 2019-20

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.08.2020, 23:10

Paulo Dybala ka fituar titullin e futbollistit më të mirë të sezonit 2019-2020 të akorduar nga Seria A. Çmimi i portierit më të mirë iu dha Wojciech Szczesny (Juventus), mbrojtësi më i mirë i Stefan de Vrij (Inter), ndërsa Alejandro Gomez (Atalanta) është mbreti i mesfushorëve dhe Ciro Immobile (Lazio) ai i sulmuesve. Dejan Kulusevski triumfon tek të rinjtë. Fituesit do të marrin trofeun në fushë në fillim të sezonit të ardhshëm.

Renditja u hartua sipas anketave statistikore të Stats Perform (sistemi i patentuar në vitin 2010 me K-Sport), me ndihmën e përcjelljes së të dhënave të regjistruara nga Netco Sports. Për llogaritjen përfundimtare, u morën parasysh të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A, Kupa e Italisë dhe Superkupa e Italisë.

CEO i Ligës së Serisë A Luigi De Siervo deklaroi:

Sot ne njoftojmë çmimet për lojtarët më të mirë të sezonit 2019/2020. Matja e performancës bazohet në statistikat zyrtare të Ligës së Serisë A të cilat paraqesin kriterin vlerësues shkencor të më të mirëve të këtij sezoni, të cilin ne arritëm ta konkludojmë me vendosmëri të madhe për të kapërcyer vështirësitë e pafundme. Ishte një vit jo normal, me një fund të ngjeshur, por këta lojtarë arritën të demonstrojnë talentin e tyre në të gjitha ndeshjet e luajtura, duke ndriçuar garat tona me shfaqje të shkëlqyera. Falënderimet tona të përzemërta u shkojnë atyre dhe të gjithë atletëve të tjerë për profesionalizmin, përkushtimin dhe sakrificat e tyre.

Lojtarët më të mirë të sezonit:

Portieri më i mirë: Wojciech Szczesny (Juventus)

Mbrojtësi më i mirë: Stefan De Vrij (Inter Milano)

Mesfushori më i mirë: Alejandro Gomez (Atalanta)

Sulmuesi më i mirë: Ciro Immobile (Lazio)

Lojtari i ri më i mirë: Dejan Kulusevski (Parma)

MVP – Lojtari më i mirë: Paulo Dybala (Juventus)

Argjentinasi falënderoi Serinë A, shokët e tij të skuadrës, trajnerët e tij dhe sigurisht tifozët e tij të shumtë në rrjetet sociale, pas ndarjes së titullit MVP të sezonit.

Burimi: Sport Mediaset | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit