Një burrë në Australi që u arrestua për dëmtime kriminale i veshur si personazhi i Joker është në të vërtetë një vrasës i dënuar më parë.
Reece Sturgeon u arrestua në Perth të hënën në mbrëmje për dyshimin se spërkati mbishkrime në një kamera CCTV. I veshur me një kostum që kujton personazhin komik të DC dhe me makjiazh, 38-vjeçari qeshi dhe hodhi monedha gjatë arrestimit të tij.
Ai më pas u paraqit në gjykatë me të njëjtën veshje dhe u akuzua për dëmtime penale dhe pengimin e oficerëve, megjithatë, ai është përballur me akuza shumë më serioze në të kaluarën.
Sturgeon u dënua për vrasje në 2006 pasi ai kaloi mbi një grup adoleshentësh në një Mitsubishi Pajero të vjedhur në tetor të 2004-ës.
Yuan Zheng Feng, 17 vjeç, vdiq nga plagët e tij katër ditë më vonë. Gjashtë të tjerë u plagosën gjithashtu.
Duke folur jashtë gjykatës, ai tha:
Sturgeon pritet të kthehet në gjyq brenda dy javësh, dhe ndërsa çështja e tij mund të duket e pazakontë, ai nuk është i pari që imiton personazhin e DC, i cili u portretizua së fundmi nga Joaquin Phoenix.
Në mars, një burrë i veshur me kostum Joker u arrestua për kërcënime për të vrarë njerëz gjatë një video në Facebook Live.
Burimi: LadBible | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania